SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet ajrore në Gadishullin Korean

18 Nëntor 2022, 10:58| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 10:56

  • Share

Të premten, forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ajrore.

Kjo stërvitje ishte si përgjigje e lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga regjimi i Koresë së Veriut.

Në mëngjes, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike ndërkontinentale, e cila u rrëzua në Detin e Japonisë, me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e SHBA-ve.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, stërvitja e forcave të armatosura është një përgjigje ndaj më shumë se 20 testeve raketore që Koreja e Veriut ka testuar gjatë vitit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?