SHBA dhe Britania dënojnë vendimin e talebanëve për ndalimin e shkollimit të grave: Nuk mund të jenë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar,cënojnë të drejtat e njeriut

20 Dhjetor 2022, 20:39| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 20:53

  • Share

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë dënuar vendimin e qeverisë së Afganistanit të udhëhequr nga talibanët, i cili i ndalon vajzat dhe gratë të ndjekin universitetin.

Të dërguarit e SHBA-së dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, të thirrur për Afganistanin, dënuan këtë vendim të 20 dhjetorit, që paraqet kufizimin e fundit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan.

“Talibanët nuk mund të presin që të jenë anëtarë legjitimë të komunitetit ndërkombëtarë derisa nuk respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, veçmas të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore të grave dhe vajzave”, tha zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.


Lajmi kryesor:

Afganistan/ Talebanët mbyllin universitetet për gratë, pritet të hyjë në fuqi menjëherë, SHBA dhe Britania dënojnë vendimin


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?