Kim Jong Un

SHBA dhe BE dënojnë ‘furnizimin’ e Rusisë me armë të Koresë së Veriut

10 Janar, 11:07
  • Share

Krerët e diplomacisë së SHBA-së, BE-së dhe afro 50 vendeve akuzojnë Korenë e Veriut për furnizimin me raketa të Rusisë, ndërsa kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të këtij bashkëpunimi.

“Transferimi i këtyre armëve mbështet luftën e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe minon sistemin global të mospërhapjes”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, administrata e Presidentit amerikan Joe Biden denoncoi dërgesat e raketave që sipas saj ishin përdorur nga Rusia në sulmet e fundit ajrore në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Pheniani prej vitesh është një subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për aktivitetet e tij në fushën e pajisjeve ushtarake, kryesisht në zhvillimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?