Ndërtesa Kapitol, Washington, SHBA

SHBA, dështon iniciativa për shfuqizimin e të drejtës për abort

12 Maj 2022, 18:43| Përditesimi: 12 Maj 2022, 18:54

  • Share

Projektligji i propozuar nga demokratët, i cili synonte ruajtjen e qasjes ndaj abortit në mbarë vendin, dështoi gjatë votimit në Senat. Votimi vjen pas një opinioni paraprak nga Gjykata e Lartë, mbështetur nga shumica e anëtarëve të saj, që mund të çonte në shfuqizimin e vendimit historik të njohur si çështja "Roe kundër Wade", i cili legalizoi abortin rreth 50 vite më parë.

Rezultati përfundimtar ishte 49 vota pro me 51 kundër procedimit të mëtejshëm me masën legjislative. Demokrati i moderuar, senatori Joe Manchin bashkoi votat me republikanët duke votuar kundër masës legjislative.

Dështimi i projektligjit në Senat ishte i pritshëm duke pasur parasysh rezistencën e republikanëve dhe shumicën e ngushtë që gëzojnë demokratët në këtë dhomë të Kongresit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?