Joe Biden, president i SHBA-ve

SHBA blen 100 mijë fishekë municionesh nga Koreja e Jugut, do jepen si ndihma për Ukrainën

11 Nëntor 2022, 22:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 23:01

  • Share

SHBA synon të blejë 100,000 fishekë municionesh artilerie nga prodhuesit e armëve të Koresë së Jugut për t'ia ofruar Ukrainës, tha një zyrtar amerikan, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të gjetur armatim në dispozicion për betejat me intensitet të lartë që po zhvillohen në Ukrainë.

Si pjesë e marrëveshjes, SHBA-të do të blejnë 100,000 fishekë municionesh 155 mm, të cilat më pas do të transferohen në Ukrainë përmes SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja.

Marrëveshja lejon Korenë e Jugut t'i përmbahet premtimit të saj publik se nuk do të dërgojë ndihmë vdekjeprurëse në Ukrainë. Në një deklaratë të lëshuar të premten në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se nuk kishte ndryshuar qëndrimin e saj për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe se besonte se "përdoruesi përfundimtar" i municioneve janë Shtetet e Bashkuara.

“Negociatat janë duke vazhduar midis kompanive amerikane dhe koreane për të eksportuar municione, në mënyrë që të kompensohet mungesa e inventarit të municioneve 155 mm në SHBA”, tha ministria. Pentagoni tha në një deklaratë se ka qenë "në diskutim" për "shitjet e mundshme" të municioneve nga SHBA nga Koreja e Jugut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?