SHBA/ Biden dhe Trump fitojnë lehtësisht primaret në Michigan! Do përballen ‘kokë më kokë’ për zgjedhjet në këtë shtet

28 Shkurt, 10:41| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:26

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden i ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake demokratike në Michigan të martën, mirëpo një votë proteste e demokratëve të zemëruar për mbështetjen e tij për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, i ka tejkaluar pritshmëritë e organizatorëve.

Nga ana tjetër edhe republikani Donald Trump, i ka fituar bindshëm zgjedhjet paraprake në këtë shtet, duke i rritur mundësitë për të fituar nominimin e partisë së tij, për presidencialet e nëntorit.

Ndonëse Biden dhe Trump është pritur që të fitojnë lehtësisht në zgjedhjet paraprake në Miçigan, procesi i numërimit të votave është vëzhguar prej afër, për të parë dozën e mbështetjes që ata gëzojnë.

Në Miçigan, ku gjendet një komunitet i madh arabo-amerikan, votuesve demokratë u është bërë thirrje që të plotësojnë fletëvotimet si të pavendosur, si shenjë proteste për politikën e Bidenit për Gazën. Pas pothuajse gjysmës së votave të numëruara, numri i votuesve të pavendosur, ka shkuar në mbi 58.000, sipas organizatës Edison Research, duke e tejkaluar shifrën 10.000 që e kishin parashikuar organizuesit e protestës. Sipas së njëjtës organizatë, Biden gëzon 80 për qind mbështetje në Miçigan, ndërsa 13 për qind janë të pavendosur. ndërkohë, Trump deri tani gëzon 67 për qind mbështetje, në krahasim me rivalen e tij brenda partisë, Nikki Haley, me 27 për qind.

Miçigani pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kur pritet të përballen kokë më kokë Biden dhe Trump.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?