SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

25 Prill, 09:00| Përditesimi: 25 Prill, 09:02

  • Share

Aktori amerikan Alec Baldwin u vu në shënjestër nga një aktiviste pro Palestinës brenda një kafeneje në Greenwich Village, Nju Jork.

Gruaja iu afrua aktorit në mënyrë të përsëritur duke i kërkuar që të thoshte ‘Palestine e lirë’, më pas duke i referuar akuzës së tij për vrasjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e vrarë në xhirimet e filmit "Rust" me armë zjarri në tetor 2021.

‘Pse e vrave atë grua dhe nuk shkove në burg? Thuaj ‘Palestinën e lirë’ dhe të betohem se do të të lë të qetë’, përsëriti disa herë aktivistja, duke filmuar skenën!

Në atë moment, Baldwin i paduruar e goditi me grusht aktivisten, duke e bërë atë të lëshonte celularin.

Më pas gruaja postoi videon e shkurtër të debatit me aktorin në Tëitter, duke deklaruar se ishte sulmuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 25/04/2024 10:34

    Po perse nuk duhet te jete e lire Palestina? Ku keni pare ju popull qe nuk kerkon lirine ? Epo kjo pune, ti pranon te jesh skllav ?

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 25/04/2024 09:33

    keta pseudoaktivistet jane vertet kercenim e demagog sepse ne emer te lirise duan qe te gjithe tu vene pas midese

    Përgjigju
    • hahaha: 25/04/2024 10:21

      fiks dhe ai pasmidese i shkoi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?