Bota

SHBA, aksidentohet makina pa shofer e Tesla, humbin jetën dy persona

19 Prill 2021, 14:27| Përditesimi: 19 Prill 2021, 14:28

  • Share

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në SHBA, në një makinë “Tesla”, pa shofer. Makina është përplasur me një pemë në veri të Hjustonit.

“nuk kishte asnjë person në sediljen e drejtuesit”, u shpreh Cinthya Umanzor, oficer i policisë në Hjuston.

Makina e aksidentuar, Tesla Model S 2019, po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të devijonte një pengesë që doli në mes të rrugës, duke u përplasur më pas me një pemë e më pas ka shpërthyer në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit, autorët lokalizuan dy pasagjere, njërin në sediljen e pasagjerit dhe tjetrin në sedilien e pasme të Teslas. Kompania e Teslas, ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me aksidentin.

Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla, ka paraqitur më parë vizionin e tij për makina " të vetë-drejtuara plotësisht" që do të vihen në dispozicion këtë vit.

Sakaq, Agjencia e sigurimit të automjeteve amerikane tha në mars se ka hapur 27 hetime për përplasjet e automjeteve Tesla. Të paktën tre nga aksidentet ndodhën kohët e fundit.

Ndërkohë që incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vitet e mëparshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?