VIDEO/ Adoleshenti përplas makinën e vjedhur me një shtëpi në New York, shkakton një shpërthim masiv gazi

28 Shtator 2023, 07:58| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 08:10

  • Share

Një 17-vjeçar po përballet me 30 akuza penale pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë, duke e përplasur atë me një shtëpi, i cili ka shkaktuar një shpërthim masiv gazi në Nju Jork

Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit. Policia tha se automjeti u përplas me një shtëpi rreth orës 03:00 në West Elm Street, duke shkaktuar një rrjedhje të rëndë të gazit natyror, raporton New York Post.

Oficerët dhe ekipet e zjarrfikësve ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi teksa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin. Rreth tre orë më vonë, ndërtesa shpërtheu edhe më keq, po ashtu edhe ndërtesat përreth pësuan dëme të mëdha, tha një shef i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar, por shumë banorë u evakuuan, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq.

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?