SHBA/ Koronavirusi 'shpërthen' në burg, 478 të infektuar dhe 2 të vdekur

12 Prill 2020, 03:09| Përditesimi: 12 Prill 2020, 03:13

  • Share

SHBA- 478 persona, oficerë dhe të burgosur, të burgut të Cook County në Çikago kanë rezultuar pozitiv pas testeve për koronavirus, thanë zyrtarët të shtunën.

Sipas zyrës së Sherifit të Qarkut Cook, 304 të burgosur në burg në Chicikago dhe 174 oficerë korrektues janë testuar pozitiv për Covid-19.

Nga të arrestuarit e infektuar gjatë shpërthimit, 20 janë shtruar në spital dhe 39 janë transferuar në një strukturë shërimi. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët njoftuan se dy të arrestuar vdiqën nga komplikimet e dukshme prej COVID-19, në pritje të rezultateve të autopsisë.

Një gjyqtar federal të enjten mohoi një propozim për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të burgosurve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?