SHBA/ 2 vjet nga trazirat në Capitol, e dashura e një polici që humbi jetën padit ish-presidentin Trump

6 Janar 2023, 16:12| Përditesimi: 6 Janar 2023, 16:33

  • Share

Këtë të premte bëhen dy vjet nga trazirat e 6 janarit 2021 në Capitol, në SHBA.  Trazirat tërhoqën vëmendjen e gjithë botës, ndërsa pati viktima dhe një komision hetimor nga Kongresi amerikan për këtë rast të rëndë, i cilësuar dita më e zezë e demokracisë amerikane nga shumë studiues dhe politikanë.

Të bindur se votat e republikanëve ishin vjedhur, shumë mbështetës të ish-presidentit Trump shkuan drejt Kongresit për të parandaluar zgjedhjen e presidentit të ri demokrat Joe Biden.

Këtë javë, ndaj ish-presidentit Trump u ngrit një padi civile për rolin e dyshuar të tij në trazira. E dashura e policit që humbi jetën, Brian Sicknick, paditi dy protestues të përfshirë në sulm dhe ish-presidentin Donald Trump.

Padia civile, e paraqitur të enjten në gjykatën federale të Uashingtonit, shton problemet e kandidatit për president për 2024-ën. Mbi ish-presidentin tashmë rëndojnë shumë padi.

Sipas autoriteteve amerikane, sa i përket ngjarjes në Uashington, katër oficerë që iu përgjigjën sulmit vranë veten brenda shtatë muajve; njëri nga protestuesit u qëllua për vdekje nga policia, një tjetër vdiq nga mbidoza e drogës prej stresit dhe tre vdiqën nga zemra. Shumë njerëz u plagosën, duke përfshirë 138 oficerë policie.

Sipas analistëve amerikanë, gjasat që Trumpi të shpallet fajtor janë të pakëta, por kjo do të ndikojë në fushatën e tij për presidencialet amerikane. Krahas kësaj akuze dhe të tjerave për mospagesë taksash, Komisioni Hetimor i Kongresit ka thënë se Trumpi ka cytur turmën për dhunë me fjalimet e tij, por për ish-presidentin ai është Komision nga demokratët dhe s’duhen marrë për të vërteta përfundimet.

Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?