Shashka e mjete piroteknike, protestuesit sulmojnë efektivët e policisë: Poshtë diktatura

17 Maj 2020, 10:00| Përditesimi: 17 Maj 2020, 11:00

  • Share

Protestuesit vijojnë të hedhin shashka dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë. Ajo që vihet re është edhe një tensionim mjaft i madh i situatës, ku qytetarët thërrasin në turmë 'poshtë diktatura, rroftë liria' ndërsa efektivët e policisë janë shtuar ndjeshëm në numër në zonën para Galerisë së Arteve për të ruajtur rendin.

Në sheshin para Ministrisë së Brendshme,  protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe shashka efektivët e policisë, duke sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit duke bërë disa shoqërime.

Në përplasjet me policinë ka qenë edhe ish deputetja e PD, Albana Vokshi, pas kërkesë së tyre për t'u larguar

FOTO / Tensionet e sotme mes protestuesve dhe policisë para ish-godinës së Teatrit

Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?