Albin Kurti

Sharlatanët!

4 Qershor 2023, 13:41| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 13:42

  • Share

1. Mimoza Kusari e pyeti botën demokratike:

Si do të vepronit ju nëse do ta shihnit shkronjën Z në vendet tuaja?

- Derisa të pastrohet shkronja Z nga nami i keq i Putinit, Mimoza ka vendosur ta suspendojë Z-në, ta heq nga emri i saj dhe të quhet Mimoa.

Derisa t'i përgjigjet bota demokratike pyetjes së saj të thellë, unë po i tregoj me sinqeritet të madh se nëse në perëndim do ta shihnin një 'Kusar', do ta arrestonin.

2. Albin Kurti e ka postuar (në FB-në e tij) fjalimin e Gërvallës në Kuvend.

Gërvalla e ka fshehur pasurinë e saj materiale nga Kosova, pra e ka vjedhur pasurinë e saj...por, pasurinë shpirtërore dhe vokale, zërin e saj të hollë, nuk ia kursen atdheut.

Postimi i fjalimit të saj mediokër, është simptomë e frikës së Albin Kurtit nga Vjosa Osmani.

Albin Kurti nuk i tutët Putinit, por me të drejtë i tutët Vjosa Osmanit

(se fëmrat janë më të këqija si armike. Të shkatërrojnë kur të duket që po të duan më së shumti).

Veterani i luftës ideologjike, edhe frikën e ka me hile.

Nga Putini nuk tutët sepse nga ai e mbron Amerika (në Kosovë), e nga Vjosa Osmani, veç Zoti të shpëton.

3. Lulzim Hetemi mbrëmë e ka zbuluar sekretin e Viktoria's.

Nga penxherja e komunës (Hotel Jugosllavia), e ka parë një serbiane të bukur me sandale të zeza, që e mbante në dorë një vekne të nxehtë.

Kur nuk ka shi (shqiptare), bën edhe breshër (serbe).

Politika agresive në Veri po zbutet nga prirja e kryetarit për bukuri fizike.

Në poezinë shqipe, Zveçanin e puth agimi, e Leposaviçi ka pas mbetur i paputhur deri tash.

4. Albin Kurti tha se ai është i pari që e ka zbuluar se Putini është njeri i keq, dhe menjëherë i ka treguar botës.

Por, nuk tregoi se Vjosa Osmani i ka treguar atij...

5. Pas Albin Kurtit, Kina e ka sfiduar Amerikën.

Kjo e fundit ia ka tërhequr vërejtjen Kinës.

Kosova është vendi i parë në historinë amerikane, që ia ka zbuluar pafuqinë Amerikës.

Tash, që Albin Kurti e ka zbuluar se politika zyrtare amerikane është naive, u frymëzuan budallenjtë e botës kundër Amerikës.

Amerika, Albin Kurtit i duket si këta tregtarët milionerë me shorce në plazh, që kanë pare dhe pushtet material, ama nuk kanë dije.

6. Antony Blinken e ka marrë shumë seriozisht akuzën e Albin Kurtit për padije.

Bile është mbyllur në shtëpi, sepse ka filluar ta lexojë një libër me aforizma.

Me rastin e çeljes së kopertinës së librit, familjarëve u ka thënë  'Wish me luck'.

Këta librat me aforizma shërbejnë për t'u bërë i ditur në situata urgjente, kur nuk ke kohë të bëhesh i ditur dalëngadalë.

- 'Si të dukesh i mençur, shpejt e shpejt', thirret libri!

Blinken e ka shqyrtuar mundësinë  që në të ardhmen të bart libra nën sqetull, nëpër takime.

Ky është një sekret klasik që të bën të dukesh i mençur:

e merr me vete gjithmonë një libër, dhe kështu, atyre që nuk lexojnë ti u lë përshtypje si i ditur.

Unë kohëve të fundit, nga meraku që nuk po bie në sy mjaftueshëm, po e mbaj me vete një roman 4 kilogramë, me kopertina ngjyrë zjarri.

Se romanët 'e hollë' më nuk po japin rezultate tek shqiptarët.

7. Albin Kurti ka kërkuar nga mediat e huaja që t'u thonë kriminelëve serbë - ta ndalin dhunën në Veri, nëse duan të bëhet siç duan ata.

Këtu ka folur në frymën e veteranit tē luftës...

Një herë Çak Norrisi ka hyrë në ushtri dhe prej atëherë ekziston fraza 'Army of one'!

8. Mimoa i urren amerikanët që nga çasti kur e humbi komunën e Gjakovës. Ambasadorja amerikane (atëbotë) i kishte kërkuar Mimozës që t'i lejojë pelegrinët serbë ta vizitojnë Gjakovën.

Por, kjo s'ka 'guxuar' nga protestuesit dhe këtu, për të, Amerika mori fund.

U nervozua, shkoi te Albini dhe i spiunoi fjalët e ambasasores amerikane.

9. Për inat të Amerikës, Mimoza po thotë që Asociacioni do të bëhet vetëm sipas Kushtetutës.

Facta non verba!

....Të gjitha veprimet e Albin Kurtit (se qeveria Kurti nuk ekziston, ekziston veç Albin Kurti...),

deri më tash e kanë demantuar dhe deligjitimuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër Asociacionit një-etnik.

Në Veri paska edhe shqiptarë pra, kur të bëhet Asociacioni (i Albin Kurtit), nuk do të quhet një-etnik.

Se, qe, Lulzimi është shqiptar, Atiči është boshnjak...!

10. Në fillim, ministri i policisë e mori një Rolex të 30 mijë Eurove dhuratë nga sheiku i Katarit. E deklaroi në doganë. Dhe prej atëherë, koha Kurti u matë me Hënë....

P.S. Më në fund, Luizi e këndoi një këngë të keqe 'Përjetësisht',

dhe Edi Rama e tha një fjali pa pikë sharmi: 'Sa herë vjen vera serbëve dhe shqiptarëve u nxehen kokat, ndoshta që s'kanë det!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 04/06/2023 17:05

    Ti hani muftin Mioas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?