Shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën, kush është 27-vjeçarja që u arrestua në Bilisht! Në 2018 i dogjën makinën për hakmarrje

23 Gusht 2022, 18:39| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 18:54

  • Share

 

Deizi Arapi është 27-vjeçarja që u arrestua nga policia e Devollit pasi prishi qetësinë publike në orët e para të mëngjesit. Ajo së bashku me motrën e saj 23-vjeçare Xhesi, u kthyen në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan policinë. Të dyja qëndronin në makinë dhe shanin personat që kalonin.

Edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Emri i Dezi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 i dogjën mjetin e saj, që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.

Shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën, kush është 27-vjeçarja që u arrestua në Bilisht! Në 2018 i dogjën makinën për hakmarrje

Lajmi kryesor:

Arrestohet e reja në Bilisht, prishi qetësinë publike dhe fyeu policët gjatë shoqërimit, nën hetim motra 23-vjeçare


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?