'Shantazh duke shpifur për BMW-në e Ministrisë', Ish-ministri Sandër Lleshaj në Gjykatë, nis procesi për shpifje ndaj gazetarit Fundo

27 Janar 2021, 14:29| Përditesimi: 27 Janar 2021, 15:31

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës pasi ka nisur procesi i padisë që ai ka paraqitur ndaj gazetarit Elvi Fundo për shpifje në rastin e BMW së Ministrisë së Brendshme.

Lleshaj u akuzua nga media që drejton Fundo se kishte blerë një makinë me kilometra zero me një çmim prej 150 mijë eurosh.  Sot u zhvillua seanca paraprake dhe gjykata vendosi kalimin e çështjes për gjykim pas dështimit të përpjekjeve për pajtim mes palëve.

Kujtojmë se ministri i Brendshëm e paralajmëroi këtë proces që kur dolën akuzat, duke i konsideruar ato si tentativë për intimidim apo shantazh.

"Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re; Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete; Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri; Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro; Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik; Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj", pati sqaruar Lleshaj kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?