Këngëtarja Shakira

Shakira së shpejti mes shqiptarëve, ja çfarë pritet të ndodhë

15 Tetor 2018, 16:22| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 16:34

  • Share

Shakira është një nga emrat më të njohur në të gjithë botën përsa i përket tregut muzikor. Ajo u ka rrëmbyer zemrat të gjithëve me këngët e saj ritmike, dhe nuk mund të mos e pranojmë që edhe shumë shqiptarë e ‘kanë djegur’ me muzikën e Shakirës.

Mirëpo shumë shpejt ajo do të jetë pjesë e jona, konkretisht në Kosovë. Kjo pasi ish-ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli me anë të një statusi në rrjetet sociale bëri të ditur se për inagurimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë, do të mbahet një ceremoni e veçantë dhe prezente do të jetë një këngëtare e njohur amerikane.

Status i bërë nga Behgjet Pacolli 

Sipas Klan Kosovës, bëhet fjalë pikërisht për Shakira-n dhe nëse ajo do ta pranojë ftesën, ura do të marrë emrin e saj.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?