Shakira

Shakira bën dedikimin 'romantik' për Shën Valentin, këndon sërish për të: Mund të vras ish-in tim më mirë të jem në burg se sa vetëm

15 Shkurt 2023, 11:10| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 11:19

  • Share

Shakira vazhdon të thumbojë ish-bashkëshortin e saj pasi zbuloi tradhëtinë e tij me një grua më të re në moshë, që tani është publikisht e dashura e tij. Këngëtarja kolumbiane, "dedikim" këtë herë e ka bërë nga kuzhina e shtëpisë së saj. Shakira shihet duke pastruar dyshemenë teksa këndon tekste të një kënge ku thuhet "Mund të vrasë ish-in tim'.

“Mund të vras ​​ish-in tim,” këndon ajo, duke sinkronizuar këngën e SZA “Kill Bill” teksa pastron kuzhinën e saj. Pjesa e veçantë, e cila është bërë virale në TikTok, i referohet një gruaje që kërkon hakmarrje ndaj ish-it të saj.

Në video dëgjohet Shakira 46-vjeçare duke kënduar. “Unë mund të vras ​​ish-in tim. Unë ende e dua atë. Më mirë të jem në burg sesa vetëm, i bëra të gjitha nga dashuria”, vazhdoi ajo.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?