Kandidati i presidentit amerikan Joe Biden për të qenë ambasador në Pekin, Nicholas Burns u shpreh se e shihte këtë të fundit si ‘agresor’. Sipas tij, Kinës nuk duhet t’i zësh besë pasi është si ‘minë në sahat’ duke theksuar kështu që mbrojtja e Tajvanit kundër pushtimit kinez duhet të jetë prioriteti i SHBA-ve.
Duke folur për Komitetin e Senatit të SHBA për Marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili do të konfirmojë emërimin e tij, Nicholas Burns denoncoi ndërhyrjet e fundit të avionëve luftarakë kinezë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, duke i quajtur ato "kategorikisht të ndaluara".
"Ne sigurisht nuk mund t'u besojmë kinezëve" për çështjen e Tajvanit, tha Burns. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë Tajvanin një forcë qëndrushme, e aftë të përballojë risqe të jashtme.", shtoi ai.
Që nga viti 1979, Shtetet e Bashkuara kanë njohur Republikën Popullore të Kinës, sidoqoftë Kongresi Amerikan kërkon që Uashingtoni t'i sigurojë Tajvanit mjete vetëmbrojtjeje.
Ishulli ka qeverinë e vet që nga marrja nga komunistët e Kinës kontinentale në 1949 nga ana tjetër Pekini e konsideron Tajvanin një pjesë të territorit të saj që do të asimilohet një ditë, me forcë nëse është e nevojshme.
Presidenti kinez, Xi Jinping, megjithatë kërkoi kohët e fundit një "ribashkim paqësor".
Burns si një diplomat më përvojë të gjatë i cili ka punuar në një sërë administratash të SHBA-ve, si nën demokratët ashtu edhe për republikanët bëri një deklaratë të fortë të mërkurën.
Ai akuzoi qeverinë kineze se ishte e padrejtë dhe se duhej të ndalohej.
"Një agresore kundër Indisë përgjatë kufirit të tyre të gjatë me Himalajet, kundër Vietnamit, Filipineve dhe të tjerëve në Detin e Kinës Jugore, kundër Japonisë, në Detin e Kinës Lindore. Pekini ka nisur një fushatë kërcënimi kundër Australisë dhe madje së fundmi Lituanisë. Gjenocidi i PRC në Xinjiang, abuzimet e tij në Tibet, mbytja e autonomisë dhe lirive të Hong Kongut dhe ngacmimi i Tajvanit janë të padrejta dhe duhet të ndalen," vazhdoi ai.
Burns suprizoi kur theksoi se fuqia e Kinës nuk duhet të mbivlerësohet pasi sipas tij Kina është pa aleatë, pa miq dhe si rrjedhojë nuk duhet mbivlerësuar.
G.MO/ReportTv.al“Ata kanë shumë pak miq. Ata nuk kanë aleatë të vërtetë. Ne nuk duhet të ekzagjerojmë pikat e tyre të forta ose të nënvlerësojmë pikat e forta të Shteteve të Bashkuara. Ajo që na nevojitet është vetëbesimi se Shtetet e Bashkuara janë një vend i fortë.", u tha ai komitetit.