'Një nxënës/mësues me COVID'? Shahini: Test të gjithë grupit dhe mbyllet klasa! Gati buxheti për shtimin e mësuesve dhe orët shtesë

27 Gusht 2020, 19:14| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 22:56

  • Share

TIRANË- Në rast se një nxënës ose një mësues do të rezultojë pozitiv me COVID-19, atëherë i gjithë grupi do t'i nënshtrohet testit dhe do mbyllet klasa, ose shkolla nëse të infektuarit kanë pasur kontakte më të gjera! Ky informacion vjen si një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, për të gjithë prindërit e shqetësuar dhe të frikësuar për fëmijët e tyre pas vendimit për rifillimin e shkollës në shtator. Ajo ka dhënë me detaje se çfarë parashikon protokolli në një rast të tillë.

"Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore", tha Shahini.

Shahini ka sqaruar se ministria e Arsimit ka gati një buxhet për të paguar orët ekstra të mësuesve apo edhe shtrimin e tyre në rast se do të jetë nevoja.

"Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor", tha Shahini.

Në lidhje me pyetjen se "pse po vazhdohet me xhirimet në RTSH Shkollë kur është deklaruar që shkollat do të hapen", ministrja tha se ky kanal i dedikuar do të transmetojë të njëjtat orë mësimore që do të zhvillohen në shkollë në mënyrë që nxënësi të ketë mundësi të ndjekë leksionet edhe në rast se qëndron në shtëpi.

(Kliko këtu) Protokolli i plotë për hapjen e shkollave

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 28/08/2020 14:39

    Duhet te merret dhe mendimi i gjitholloges se leshitlikes per arsimin strateges nderplanetare me arsim te mesem Kejdi dhembcakalles se ajo kakaris neper ekrane tip cim pordha

    Përgjigju
  • Bjeri ti biem: 27/08/2020 21:33

    Futja kot Besa, nese karantinohet grupi apo shkolla, do duhet te karantinohen edhe familjet e tyre, edhe kontaktet e familjeve, edhe shoqeria jashte shkolle e femijeve...praktikisht kalojme ne karantine te gjithe prape. Po shkollat private? Qe kane planifikuar orare deri ne 3 pasdite, me dy seanca ushqimi ne shkolle?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?