Shahini për Report Tv: Si do të bëhet vlerësimi i maturantëve...Përjashtohen leksionet e 'karantinës' nëse nuk hapen shkollat (VIDEO)

13 Prill 2020, 12:35| Përditesimi: 13 Prill 2020, 15:10

  • Share

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se maturantët nuk duhet të shqetësohen për provimet e maturës, të cilat i hapin dyert më tej për të shkuar në universitet. Në intervistën e saj për Report Tv ajo sqaroi se nëse nuk do të krijohet mundësia (në varësi të situatës me pandeminë), që ata të shkojnë të paktën për dy javë fizikisht në shkollë, leksionet e marra online në shtëpi, nuk do të përfshihen në testimin e fundit. Pra, mësimi që është marrë gjatë kohës së karantinës, nuk do të jetë pjesë e pyetjeve për testin e maturës.

"Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen fare. Këto leksione që janë zhvilluar në kushte shtëpie, nëse nuk arrijmë t’i përsërisim në shkollë nuk do të jenë në pyetje të provimit të maturës. Ata thjeshtë të përpunojnë materialin e klasës së 10-të, 11-të dhe të gjitha ato që kanë bërë në shkollë në klasës e 12-të dhe kjo është përgatitja më e mirë që mund të bëjnë për testin e maturës. Janë dy forma vlerësimi që ndodhin. Zakonisht ndodh në klasë që marrin vlerësimet nga mësuesit dhe në fund është vlerësimi i rëndësishëm në fund të klasës së 9-të osë 11-të. Për vlerësimin në klasë ne do të përpiqemi të përfshijmë sa më shumë edhe nga këto konceptet e reja që janë zhvilluar në kushte shtëpie sepse nxënësit i kanë zhvilluar ato deri në një farë mase. Natyrisht, i kemi orientuar mësuesit të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë lloj pyetjesh bëjnë dhe çfarë lloj testimesh bëjnë, sepse përkundër që janë zhvilluar një sërë konceptesh, nuk janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse po të ishin në shkollë. Kjo është e para. Ndërsa për testin e maturës thjesht nuk do të ketë pyetje në leksionet që do ishin zhvilluar në mars, prill, maj, nëse nuk kthehemi në shkollë t’i zhvillojmë aty. Kjo është edhe një orientim që e ka marrë edhe qendra e shërbimeve arsimore e cila harton teste nga ekspertët e tyre dhe ata nuk e shohin problematike fare që t’i heqin pyetjet të cilat kanë qenë të kësaj periudhe”, tha Shahini.


Lajmi kryesor:

Ministrja Shahini për Report Tv: Nëse nuk i hapim shkollat brenda majit, e zgjasim vitin shkollor me 1 muaj


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?