Endri Shabani

Shabani: Të largojmë nga parlamenti çdo kriminel që na qeveris

28 Nëntor 2020, 18:31| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 20:06

  • Share

Drejtuesi i nismës "Thurje" Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj parie ka deklaruar se ka ardhur koha që sipas tij ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit, duke larguar çdo kriminel që na qeveris për të zëvendësuar me pedagogë.

"Nuk i meritojmë këta që na kanë qeverisur. Çdo kriminel që qeveris sot në parlametnt ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm. Midis dy rrugëve sot kemi zgjedhur rrugën më të vështirë. Më mirë të hhumbasësh duke qenë në anën e drejtë të historisë sesa të shesësh shpirtin", tha Shabani.


Lajmi kryesor:

Zyrtarizohet partia 'Thurje', Hajdari iu 'shtrin' dorën qytetarëve: Shqipëria është e pasur por e vjedhur! Pas 30 vitesh ka shpresë


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?