Pjesë nga kënga

Sfidojmë koronavirusin duke kërcyer e kënduar, videoja këshilluese bëhet virale (VIDEO)

10 Mars 2020, 15:14| Përditesimi: 10 Mars 2020, 15:21

  • Share

Një këngë këshilluese për koronavirusin e krijuar nga dy të rinj vietnamezë është bërë virale pas publikimit në Tik Tok.

Teksti dhe vallëzimi përputhet në lidhje me parandalimin e koronavirusit.

Kënga është krijuar nga bashkëpunimi i Khac Hun dhe Institutit Kombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Vietnam.

Kënga titullohet 'Ghen Cô Vy', që do të thotë “ je xheloz”.

“Ne patjetër duhet të jemi përgjegjës për ta mbajtur atë që  të mos shpërthejë / Lajmë duart, fërkojmë, fërkojmë, fërkojmë, fërkojmë në mënyrë të barabartë / Mos prekni sytë, hundën, gojën / Dhe kufizoni vizitat në vendet e mbushura me njerëz / Shtyjmë mbrapa kurorën e virusit, koronën”, thuhet në një pjesë në tekstit të këngës.

Një kërcimtar popullor në Vietnam me emrin Quang Dang krijoi kërcimin argëtues për vetëm 15 minuta me lëvizje që përputhen me tekstet, duke ndezur “Ghen Cô Vy Challenge” dhe “Coronavirus Dance Challenge” në Tik Tok.

“Kërcimi viral do të ndihmojë përhapjen e këtij informacioni në komunitet. Sidomos të rinjtë ... ata kanë tendencë të mos marrin informacionin e duhur”, u shpreh koreografi.

UNICEF e promovoi kërcmimin duke e ndarë atë në Facebook me shkrimin:”Ne e duam këtë valle larëse dore nga balerini vietnamez, Quang Đăng. Larja e duarve me sapun dhe ujë është një nga hapat e parë për të mbrojtur veten nga koronavirusi.”

Ky kërcim unik u bë pjesë e shumë emisioneve dhe edicioneve informative, të cilët nuk qëndruan pa e kërcyer.

Gjithashtu edhe ndjekësit zhvilluan “Ghen Cô Vy Challenge” në Tik Tok duke ‘sfiduar virtualisht’ koronavirusin.

Komento

Komente

  • Esc: 11/03/2020 09:05

    Ju rekomandojmë të shihni një më të bukur akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?