Mustafa Lici dhe Lulzim Basha

Sfidoi OFL-në dhe refuzoi të deklarojë pasurinë, pse u detyrua Lulzim Basha të heqë nga koalicioni Mustafa Licin?

26 Shkurt 2021, 16:09| Përditesimi: 8 Mars 2021, 11:58

  • Share

Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, Mustafa Lici ishte një nga 13 partitë që pritej të firmoste marrëveshjen me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të shkuar bashkë në zgjedhje, por në momentin e fundit partia e tij u hoq për të qenë pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshimi".

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Basha ta hiqte Mustafa Licin në moment të fundit para se të dorëzonte në KQZ listën e partive në koalicion. Ndërkohë që një ditë pas formimit të koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshimi", Basha zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim, e cila i kërkoi atij që të përfshinte në lista kandidatë të pastër.

Kryetari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Lici, që kur ishte anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës kërcënonte kryebashkiaken Ademi dhe për djalin e tij në kërkim për vrasje refuzoi Operacionin Forca e Ligjit.

Mustafa Lici në maj të vitit të kaluar, sfidoi dhe refuzoi t'i përgjigjej Operacionit Forca e Ligjit, që i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg,  pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

Djali tjetër, Ibrahim Lici, ishte në kërkim për t'u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes në atentatin e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019. Mustafa Lici është vëllai i Fatbardh Licit, 53-vjeçari që u vra më 10 gusht 2018, në lagjen Kiras të Shkodrës.

Lici ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në vitin 2017, ai është përplasur ashpër edhe me kryebashkiaken e PD-së Voltana Ademin, të cilën e kërcënoi me tone kërcënuese gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak duke i drejtuar gishtin në fytyrë dhe duke e paralajmëruar që të kishte kujdes.

Kerkesa e PD per te regjistruar koalicionin ne KQZ, ku mungon partia e Mustafa Licit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti: 26/02/2021 23:34

    Pisk e ka punen Basha qe nuk merr keto lloj njerzish dhe partish. Taksirati i PS me Tome Doshin qe mbledhin keto funderina dhe bashke me ato te LSI mbushin familjen e madhe banditeske te PS. Gabim, shume gabim shoku Luli.

    Përgjigju
  • kojshia kiras: 26/02/2021 19:07

    ibrahimi tash ka stervit edhe vllan e vogel hamzan e ka ba si vedin edhe aj do tju bahet makth shkodres shpejt ma do mendja. gjithsesi kam rrespekt per djem trima po qe shkodra spo gjen qetesi

    Përgjigju
    • Piku: 27/02/2021 15:12

      Ke respekt per djemte trima? O shoku, jemi ne shekullin 21, jo ne mesjete. Trimi eshte vec per vete dhe shpesh ne fund perfundon ne burg, nuk eshte as per vete, as per familjen (qe shpesh e fut ne gjak kot).

    • kiras: 26/02/2021 21:19

      pa merak se dhe hamzai do stervis dhe te voglin se tata ka 4 djem o shpi pushke fisi lici esht nr i madh

  • votuesi: 26/02/2021 18:12

    ky esht ne gjak e po nuk mori nje vend ne parlament per mendimin tim shum shpejt do kemi lajme nga shkodra se kundershtaret e tij jane gati. kur i thone nje fjale ne shkoder:te hyfte vedja ne qef....ja ky esht rast i paster

    Përgjigju
  • Kirasi: 26/02/2021 17:56

    Tata fis kriminelash djali i madh ne burg per gjob venie djali i vogel ne kerkim per disa vrasje . Mes tyre dhe cifti brecani

    Përgjigju
  • Xhabisjan: 26/02/2021 17:48

    Musliman shkodran pa din e iman. Nuk lahen dhe kane probleme me arsimimin. Zakonisht jane me dy klase fillore dhe sdine si e ka emrin gjyshi. Spiuna dhe komunista, rrace e ndyre dhe zgjebsa

    Përgjigju
  • Vicidoli: 26/02/2021 17:05

    Rrnofte Bieisha e ardhne e Shqipnis eshte Flamir Noka po ban zap Tiransit injorantet qe vec buk e gjiz din me hanger u hapu syte e i ban njerez.

    Përgjigju
    • cecua: 26/02/2021 23:25

      Rrnoft Berisha or ti marrte nga ditet e tuja dhe te familjes tane. Jete te gjat mretit te shqiptareve

  • Turi: 26/02/2021 16:57

    Tat Lici I vetmi qe mund te ja ruante votat Bashes be Shkoder. Rroft Rama lideri I vetem qe mund ta qeverise vendin.

    Përgjigju
    • ruti: 26/02/2021 21:18

      a pika ty po ku ka nevoje basha ti ruash votat ne shkoder o pyk ne shkoder kesaj here mer 61%te votave

    • Miku: 26/02/2021 17:13

      Per ty e per mua ia vlen te shkojne ne parlament njerez qe ruajne vota? Ne dusm.intelektuale e biznesmene qe te.kuptojne nga ligjet dhe politikat ekonomike.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?