Lorenco Pjetrushi e sfida në tik tok mbi kofanon e makinës

Sfida në TikTok i merr jetën adoleshentit shqiptar në Itali (EMRI)

30 Janar, 11:00| Përditesimi: 30 Janar, 17:18

  • Share

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa realizonte një sfidë për rrjetin social Tik Tok. Një mbrëmje që duhej të ishte plot gëzim, u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi.

Për të realizuar sfidën, Lorenzo Pjetrushi ishte ngjitur në kapakun e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij, për të provuar aftësinë e tij për të qëndruar në këmbë, pavarësisht makinës në lëvizje. Ashtu si ishte në një dërrasë sërfi. Por ai humbi ekuilibrin dhe ra në asfalt, duke u goditur nga e njëjta makinë. Kushëriri i tij nuk pati kohë të frenonte.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën më 29 janar, në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Pjetrushi ishte më i vogli nga 3 vëllezërit e familjes.

“Sfida” dhe rënia

Aksidenti ndodhi në via dello Sport, në Cimadolmo, një tjetër komunë në provincën e Trevisos. Synimi i djemve, me shumë gjasa, ishte të provonin një sfidë e cila kohët e fundit është bërë e njohur në rrjete të ndryshme sociale, kryesisht e realizuar nga djemtë, të cilët realizojën video duke qëndruar mbi makina në lëvizje.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 30/01/2024 15:37

    ...ama tik tokun e realizoi. Trim i rralle????????????. Mendje pjerdhur. Fat i keq per familjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?