'Sezonin e ardhshëm luajmë në Champions', Guardiola: Jemi gati të përballemi në CAS

5 Korrik 2020, 11:15| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 11:17

  • Share

Pep Guardiola është shumë optimist se CAS-i në Lozanë do të heqë dënimin e dhënë nga UEFA për dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Ky dënim erdhi pas konstatimit të UEFA-s se klubi anglez ka shkelur rregullat e 'Fair Play Financiar', për një sponsor 28 milionë eurosh që ishte po në pronësi të sheikut të City-t. Gjithsesi trajneri spanjoll është besimplotë se Manchester City do të fitojë të drejtën në gjykatën e Lozanës.

“Me CAS-in jemi gati për t’u përballur dhe kam shumë besim te njerëzit se ne do të rikthehemi të luajmë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. I gjithë klubi me punonjësit e vet do të rritet vit pas viti,”- bëri me dije trajneri katalanas i Mançester Sitit.

Përveç pezullimit prej dy vitesh nga aktivitetet e futbollit europian, Siti duhet të paguajë një gjobë prej 28 milionë eurosh. Nëse dënimi i UEFA-s lihet në fuqi nga KAS-i, humbjet për “Qytetarët” përllogariten se do të shkojnë në 222 milionë euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?