Kronikë

Sezoni veror, Shqipëri-Kosovë patrullime të përbashkëta! Drejtori i policisë rrugore, Tarkaj: Qëllimi, turistët të kalojnë sezon sa më të qetë

1 Korrik 2021, 17:28| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 17:40

  • Share

Për të siguruar një sezon turistik të qetë, pa trafik e pa aksidente rrugore, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta. Në një ceremoni simbolike, aksioni i filloi në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë si dhe në segmentin e rrugës së Kombit.

“Pas memorandumit të firmosur mes drejtorive të dy shteteve. Qëllimi i takimit është për të konkretizuar mbarëvajtjen e sezonit turistik në Shqipëri. Bëhet me qëllim që turistët të kalojnë një sezon sa më të qetë. Punojnësit do të jua bëjnë më të lehtë qoftë trafikun, por edhe parandalimin e aksidenteve që mudn të ndodhin për shkak të fluksit. Do jenë dy patrulla që do vijnë. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, bashkëpunimi ka qenë dhe do të vazhdojë”, tha Drejtor i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj.  

“Sot po fillojmë me implementimin e memorandumit. Kemi të përcaktuar dy patrulla. Do patrullojmë bashkarishtë me qëllim sigurinë dhe të ndiuhmojmë qytetarët e dy shteteve. Nuk do të jenë për të dënuar, por për të këshilluar. Është viti i 12 i bashkëpunimit. Kërtkojmë nga të qytetarët e të dyja vendeve që të kenë kujdes dhe të rrespektojnë rregullat. Ne si polici do të jemi për të ndihmuar”, u shpreh Drejtori i Trafikut në Kosovë, Jeton Rexhepi.

Nisja e patrullimit të përbashkët policor është mirëpritur edhe nga pushuesit kosovarë, të cilët iu drejtuan bregdetit shqiptar për pushime.

Ky është viti i dymbëdhjetë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror në zbatim të Memorandumit të firmosur nga qeveritë e dy shteteve. Patrullimi i përbashkët do të bëhet jo vetëm në rrugën e kombit, por deri në jug të Shqipërisë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?