Sezoni veror/ Report Tv në Shpellën e Pëllumbave në Himarë, i preferuar nga turistë vendas e të huaj

22 Korrik 2023, 16:10| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 16:15

  • Share

Në kulmin e sezonit turisti, Shpella e Zezë ose siç quhet ndryshe Shpella e Pëllumbave në Veri të Himarës dhe rreth 12 km larg Sarandës, ku ndodhet edhe plazhi me të njëjtin emër është shndërruar këtë verë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin të shijojnë detin dhe rrezet e diellit

Report Tv udhëtoi për të parë nga afër këtë mrekulli të natyrës, ku veç pushuesve vendas, të shumtë janë edhe ata vizitorë të huaj të cilët nuk rrinë pa shprehur përjetimet dhe emocionet e tyre mbi bukuritë e kësaj vije bregdetare.

‘Është hera e parë që vizitoj “Shpellën e Pëllumbave”. Kemi qenë dhe në Theth. Mendoj që Shqipëria ka vende fantastike si kjo. Kemi Sarandën dhe Ksamilin që na ka mbetur. Deti mbetet det.’- u shpreh turisti.

‘Është hera e parë që vijmë këtu dhe vërtet po e shijojmë. Do të qëndrojmë për rreth 8 ditë në Shqipëri. Gjëja më e bukur që kemi parë këtu Syri i kaltër.’- tha turistja angleze.

‘Kemi qenë në veri në Valbonë dhe në Shkodër. Na pëlqen Thethi. Ne do të qëndrojmë dhe tre ditë të tjera në Shqipëri. Na pëlqen natyra këtu, njerëzit janë të dashur, malet, ushqimi është shumë i mirë. Ne do të kthehemi në Spanja.’- u shpreh një turiste.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thor: 23/07/2023 00:06

    Shpella eshte rreth 3 km nga plazhi Jalit nga ku nisen dhjetra skafe taksi per te derguar e marre njerez atje. Nga Himara vjen vetem nje varke, ndersa nga Saranda asnje. Nese doni ta vizitoni tamam, nisuni nga Jal nga ora 9.30 dhe rrini eksploroni deri nga ora 1.30 kur mund te vije tju marre varka qe ju sjell. Total per 7 veta 6000 lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?