DURRËS- Me nisjes e sezonit veror, kanë nisur edhe konfliktet mes bizneseve për vendosjen e shezlogëve. Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Durrësit, ku Report Tv mëson se bëhet fjalë për 52-vjeçarin me inicialet I. Ç., 25 vjeçar E. Ç., dhe Sh. M., 26 vjeç të 3 banues në Durrës.
Nga sa është mësuar nga informacionet paraprake, ato janë pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet, por nuk dihen detaje të tjera.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës" dhe "Vetëgjyqësia", për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet", thuhet në njoftim.
Për fat të mirë, kjo ngjarje nuk ka përfunduar tragjikisht, siç ishte ajo në Velipojë një vit më parë, ku pas një përplasjeje me armë mes 2 familjeve Ferracaku e Gocaj që kishin hotelet 50 metra pranë njëri-tjetrit, 4 persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur.