Sezoni veror gjen sërish Durrësin pa rojë në plazhe, drejtori i agjencisë së bregdetit: Task-Forcë në terren

14 Qershor 2022, 20:53| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 21:02

  • Share

Sezoni i ri e gjen Durrësin me probleme të vjetra. Nga vëzhgimi i Report Tv vihet re mungesa e rojeve bregdetare. Pushuesit ankohen se nuk ka siguri, ndërsa kreu i Agjencisë së Bregdetit Ledion Lako tha për Report TV se janë ngritur task-force në Durrës e Vlorë për të kontrolluar stacionet e plazhit.

Në plazhin më të madh të Durrësit nuk ka kulla vrojtimi dhe as roje bregdetare....

Report Tv kreu vëzhgim përgjatë vijës bregdetare të lagjes nr. 13.

Qytetarët u shprehën të shqetësuar jo vetëm për mungesën e rojeve bregdetare, por edhe për mungesën e infrastrukturës ndihmëse ndaj tyre.

 “Këtu nuk ka asnjë kullë vrojtimi apo roje bregdetare, por edhe sikur të ketë, nëse dikush po mbytet në thellësi, sa të arrijë roja bregdetare tek personi në rrezik, ai është mbytur. Nuk është zgjidhje kjo, ata nuk kanë mjetet për të arritur shpejt.”

“Ne jemi durrsak dhe në këtë vijë nuk kemi parë asnjë kullë vrojtimi. Njerëzit ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm për efektet e baticave dhe zbaticave të cilat mund t’i bllokojnë pushuesit në thellësi. Shumë qytetarë janë mbytur kështu.”

Një nga kriteret që duhet të plotësojnë pronarët e plazheve private është marrëveshja e noterizuar me vrojtuesin e plazhit. Tashmë në Durrës janë hapur 1 359 plazhe private por pak prej tyre kanë roje vrojtimi. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako tha për Report TV se janë ngritur grupet "Task-Force" me kërkesë të prefektëve në Vlorë e Durrës, ku merr pjesë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Lako thekson se "task force" po ushtron kontrolle për ndarjen e parcelave të rërës, lirimin e plazheve publike rojet e vrojtimit.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?