Turistët britanikë në portin e Himarës

Sezoni turistik, vijnë 1200 vizitorë britanikë përmes portit të Himarës! Rama: Do të vijnë 5000 turistë të tjerë në javët e para të qershorit

2 Qershor 2022, 12:55| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 13:05

  • Share

1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në vendin tonë përmes portit të Himarës. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama duke thënë se do të vijnë edhe 5000 turistë të tjerë për të vizituar bregdetin tonë në javët e para të qershorit.

Temperaturat e larta kanë bërë që të nisë sezoni turistik dhe të huajt nuk hezitojnë që të bëjnë pushime ndonëse nuk kanë ardhur ende muajt më të nxehtë.  Turistët zgjedhin destinacion bregdetin e veriut dhe të jugut për të shijuar disa ditë nën rrezet e diellit.

Sezoni veror është çelur dhe pushuesit shqiptarë e të huaj po i gëzohen më së shumti rrezeve të diellit dhe kaltërsisë mbresëlënëse të Jonit e Adriatikut. Kryesisht ka pushues vendas dhe nga Kosova, ndërsa kanë nisur të vijnë edhe turistët e huaj. Operatorët turistikë kanë thënë se po ndihet mungesa e turistëve nga vendet e lindjes, si ukrainasit dhe bjellorusët që vitet e shkuara popullonin plazhet e jugut që në Maj.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?