Sezoni turistik shton bizneset në Lezhë, 600 subjekte vetëm në turizëm! Drejtoresha e Tatimeve: Problem shmangia e taksave

6 Gusht 2023, 17:35| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 17:37

  • Share

Sezoni turistik ka shtuar numrin e bizneseve që operojnë në qarkun e Lezhës, ku 600 subjekte janë vetëm në sektorin e turizmit.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë bëri publike të dhënat, gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit. Të ardhurat janë rritur ndjeshëm, por sipas drejtoreshës së tatimeve Lezhë, mbetet ende punë për të bërë.

“Nisim punën që në fillim të majit, këtë vit në nivel qarku kemi 600 subjekte me fokus në sezonin turistik. Prezenca e qytetarëve në rrugët e Shëngjinit që japin shtëpi me qira teksa rrinë me çelësat e banesave nëpër duar mbetet problem, sepse kështu shmangin taksat.”- tha Oriana Moriseni. 

Edhe këtë vit turistik, qytetarët me çelësa janë një problem, çon në uljen e çmimit dhe konkurrence jo të ndershme…

Sezoni turistik ka rritur dhe numrin e të punësuarve kryesisht në zonën e Shëngjinit, ndonëse bizneset kanë hasur vështirësi për të siguruar stafin.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?