Plazhi i Velipojës

Sezoni turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës: E mbajnë pastër, janë shtuar hapësirat publike

14 Korrik 2023, 08:18| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 08:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë një video nga plazhi i Velipojës, teksa ndodhemi në mesin e sezonit turistik. Pushuesit japin përshtypjet e tyre për plazhin e Velipojës, ndërsa thonë se këtë vit zona është me e pastër krahasuar me një vit më parë. Po ashtu edhe Rama shkruan se

“E mbajnë pastër, më mirë se vjet.

Për mua është mirë.

Në rregull janë përmirësuar shumë. Zona është e lirë, pastërti ka.

Domethënë edhe zallin në fund të ujit e sheh”, thonë pushuesit.

Po ashtu, edhe kryeministri shkruan se këtë vit plazhi i Velipojës është më i organizuar dhe më i pastër për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë të nxehta të verës në Velipojë.

“Mirëmëngjesi dhe me bregdetin e Velipojës, nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve që këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ata vlerësojnë edhe sigurinë, si edhe shtimin e hapësirave publike.

"Mirë nuk është keq. Siguria e mirë shumë

Siguria mirë, po kalojmë mirë, moti mirë, më mirë nuk bën hiç.

Probleme nuk ka, ma mirë mo nuk e di qysh.

Edhe plazhe publike ka shumë, s’ka pas ndonjëherë kaq shumë”, thonë ata.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerti: 14/07/2023 09:49

    Plazhet publike mashtrim ne Velipoj!zoti Gazetar kam nje muaj e gjyse ne Velipoj po nuk shoh plazhe publike siç e pasqyroni ju ,jan mashtrime mediatike,ose te paguara.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/07/2023 11:47

      Dashke edhe plazh publik or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?