Zjarret dhe sezoni turistik janë temat më të rëndësishme duke qenë se jemi dhe në sezon veror dhe Qarku i Tiranës ka shumë për të ofruar.
Për të folur për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik Prefekti i Tiranës Afrim Qendro ishte në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ku u shpreh se ka një ulje të rënies së zjarreve dy vitet e fundit dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për çdo rast.
“Kemi ulje të zjarreve në dy vitet e fundit por asnjëherë nuk duhet vënë baras me zjarrin por duhet të përgatitemi. Kemi bërë takime me policinë e shtetit, kryetarët e njësive bashkiake, duhet një koordinim i të gjithë institucione se duhet që zjarri të lajmërohet shpejt e të bëhet ndërhyrja”, tha ai.
I pyetur në lidhje më kapacitet që ka qendra e zjarrfikëses së Tiranës për rastet e rënies së zjarreve Qendro u shpreh se Tirana ka 7 stacione dhe 16 zjarrfikëse me staf të mirë trajnuar dhe me pajisjet e duhura. Ndërsa në total Qarku i Tiranës ka 26 zjarrfikëse të shpërndara sipas njësive.
“Kemi 7 stacione zjarrfikëse të vendosura në Tiranë, me staf të mire pajisur me mjete dhe 16 zjarrfikëse që janë në gjendje të mirë pune. Ne kemi sot në Qarkun e Tiranës 26 zjarrfikëse që janë të ndara sipas njësive. Vjet kemi pasur vetëm një rast fatkeq që ishte rasti tek casa italia që humbi jetën një qytetar”, tha Qendro
Ai u shpreh se zjarret në të shumtën e rasteve shkaktohen nga dora e njeriut dhe se duhen ashpërsuar dënimet në lidhje me këtë fakt.
“Përgjithësisht zjarret vijnë nga dora e njeriut, një janë piromanët, zjarret që vihen pa qëllim nga barinjtë përshembull dhe e treta janë zjarrëvëniet e qëllimshme që nuk ka pasur pak vitet e kaluara. Kemi ngritur grupet vullnetare pasi ka një ligji që detyron administratën që në rast se ka zjarre ata kthehen në vullnetarë dhe kanë nisur trajnimet. Ligji nuk është shumë i fortë për piromanët”, tha Prefekti i Tiranës.
Në lidhje me sezonin turistik Qendro u shpreh i kënaqur me masat dhe punën e bërë deri tani pasi ka nisur pastrimi i plazheve, madje për herë të parë në Golem do jetë një hapësirë që do jetë për njerëzit e pamundur. I vetmi problem sipas tij është dezinfektimi kundër mushkonja por që po punohet për këtë.
E.K//ReportTv.al“Jemi në një aksion kombëtar pastrimi, kemi një buxhet të shtuar të detyruar nga qeveria që bashkitë i japin pastrimit. Janë marrë masa shumë të forta, ka shumë aksione për pastrimin e plazhit. Kemi bërë dy aksione në Kavajë dhe Rrogozhinë, sot për herë të parë në Golem që do jetë për njerëzit e pamundur Situata në plazhe përsa i përket pastërtisë është shumë më mirë se viti i shkuar. Këtë vit nuk ka nisur dezinfektimi, është në përgjegjësi të ministrisë së bujqësisë, besoj se do bëhet se nuk mund të ketë një plazh me turizëm të mirë nëse nuk e realizojmë dhe këtë."I kemi kushtuar shumë rëndësi, roja i plazhit duhet të jetë. Ai që ka kontratën me ministrinë përkatëse për të shfrytëzuar plazhin ai duhet të vendosë dhe rojën”, tha Qendro.