Sezoni turistik, policia vijon kontrollet në bregdet! Bllokohen 2 Jet Ski dhe 5 varka në Velipojë

21 Korrik 2023, 13:18| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:34

  • Share

Që me nisjen e sezonit turistik policia e shtetit ka kryer kontrolle të shpeshta, me qëllim shmangien e rrezikut për pushuesit. Në plazhin Velipojës janë bllokuar 2 Jet Ski dhe 5 varka, të cilat kishin mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt.

-Operacioni, për heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.     

-Operacioni, edhe për kontrollin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.  

-Kontrollet, edhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që tranportojnë turistë dhe vizitorë. 

Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.     

Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve lundruese që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik, që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të zbatojnë rregullat e përcaktura për përdorimin e mjeteve lundruese.  

Policia e Shtetit është e angazhuar mksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe për t’iu shkuar në ndihmë turistëve apo vizitorëve që kërkojnë ndihmën e Policisë dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denonojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të cenimit të sigurisë së pushueve dhe çdo rast paligjshmërie.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alfred: 21/07/2023 23:15

    Shikoni me kujdes nënshkrimet e këtyre njerëzve që i kanë në pronësi mjetet lundruese, një tmerr nje diskretidim i gërmave shqipe , një analfabetizëm i tejskajshëm , dhe me këta njerëz të pashkolluar që duken që nga shkrimi vazhdohet të ozurpohet bregdeti e të menaxhohet turizmi, një turp edhe për ne të tjerët që nuk e përmbysim 100 përqind në plazh publik çdo gjë që eshtë buzë detit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?