Sezoni turistik pas tërmetit, Prefekti Jaku: Shëngjini të përgatitet për pushuesit

5 Mars 2020, 18:26| Përditesimi: 5 Mars 2020, 18:34

  • Share

Shëngjini duhet të përgatitet për fluks të lartë pushuesish në sezonin veror, kjo dhe përshkak të pasojave që ka sjellë tërmeti i 26-nëntorit 2019 në zonen e Durrësit. Kjo ka qenë kërkesa e Prefekti të Lezhës Gjok Jaku, gjatë takimit me Komitetin Rajonal për Zhvillimin e Turizmit.

Zonat turistike të Shëngjinit dhe Talës në Lezhë, duhet të përgatiteten për fluks të lartë pushuesish në sezonin veror, kjo vjen përshkak të pasojave që ka sjellë tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 në zonën e Durrësit.

Kjo ka qenë kërkesa e Prefektit të Lezhës Gjok Jaku, gjatë takimit me Komitetin Rajonal për Zhvillimin e Turizmit.

Sipas Jakut duhet të vihen në dispozicion të gjitha kapacitet akomoduese, ndërsa ka kërkuar anagzhim maksimal për krijimin e kushteve për pushuesit.

"Tërmeti i nëntorit ku ndër zonat më të prekura është Durrësi, mund të sjellë një numër më të lartë turistësh në Shëngjin.

Duhet të rrisim kapacitetet që janë në të gjitha drejtimet", tha Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë.

Përfaqësuesit e biznesit të pranishem në këtë takim, kërkuan që t'i jepet fund zaptimi i hapësirave publike nga individë të ndryshëm, siç ka ndodhur vitet e shkuara.

"I bej thirrje juve dhe të gjithë institucioneve që të vënë territorin nën kontroll, zënë hapsirën e plazhit dhe bizneset serioze sfidohen në mënyrën më të shëmtuar të mundshme", tha Zef Shtejfni, Operator Turistik.

Zbatimi i ligjshmërisë në menaxhimin e stacioneve të plazhit, do të jetë prioriteti kryesor i institucioneve shtetërore gjatë sezonit turistik të këtij viti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 06/03/2020 00:08

    PER CFARE TURIZMI ,,do pergatitesh ti mor plehre ,,e keni shkatarruar shengjinin me pallate,,,ne vend te ndertonit hotele me 5 yje dhe lokale te bukura qe te punesohej rinia,,,e mbushet me pallate,,as uje nuk ka ,as drita,as perpunim plehrash,,po s'pati incinerator dhe perpunim te integruar te mbetjeve harrojeni turizmin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?