Foto nga mbledhja e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Sezonit Turistik

Kronikë

Sezoni turistik, Klosi: Të angazhuar që turizmi këtë vit të ketë një sezon më të mirë se viti i parë i pandemisë

25 Maj 2021, 15:34| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:39

  • Share

Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Sezonit Turistik zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi masat dhe format e qasjes së turzmit këtë vit. Me një postim në Facebook, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka postuar disa foto nga mbledhja, ndërsa shpreh angazhimin për të patur një sezon turistik më të mirë se viti i parë i pandemisë.

"Mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Sezonit Turistik, për diskutuar masat dhe format e qasjes ndaj turizmit këtë vit. Të angazhuar për të bërë të gjitha përpjekjet që turizmi këtë vit të ketë një sezon më të mirë se viti i parë i pandemisë", shkruan Klosi.

Situata me pandeminë në vend është përmirësuar ndjeshëm, ku prej javësh tashmë ka një rënie të numrit të rasteve të reja të infeksionit e po ashtu edh eai i viktimave. Qeveria është shprehur se nëse situata do të vijojë në këtë mënyrë, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar sa i përket masave anti-COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?