Sezoni/ Muzikë pas mesnate?! Rama paralajmëron përjashtime përjetë nga policia: Do e pësojnë nga drejtuesi i qarkut te efektivi më i thjeshtë

6 Maj 2023, 13:11| Përditesimi: 6 Maj 2023, 13:47

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit.

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Siguria në plazhe, nis nga puna Njësia Policore Detare me 104 policë! 35 jet ski për të monitoruar detin! Rama: Rasti 'Jonada' nuk përsëritet më


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?