Pamje nga ndeshja

Sezoni në Angli nis me 'fishekzjarrë'! Liverpool fiton Superkupën kundër City-t, shkëlqen sulmuesi 100 milionësh

30 Korrik 2022, 20:07| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 20:12

  • Share

Liverpool e ka nisur sezonin në Angli në mënyrë të shkelqyer duke fituar Superkupën me rezultatin 3-1 kundër Manchester City-t.

Në King Power Stadium ra në sy Darwin Nunez i futur si zëvendësues teksa rezultati ishte 1-1, pasi fillimisht fitoi një penallti të kthyer në gol nga Salah, ndërsa me pas sulmuesi i blerë për 100 mln euro realizoi vetë. Ky ishte trofeu i vetëm që Kloop nuk kishte fituar si trajner i Liverpool, ndërsa kjo ishte edhe si hakmarrje, pasi City e kishte mposhtur në 2019 "the reds" për Superkupën e Anglisë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?