Kronikë

Sezoni i ri turistik gjen Sarandën me shëtitore të re! Mbillen pisha në bulevard, qytetarët të ndarë: Duam palma

28 Mars 2021, 16:30| Përditesimi: 28 Mars 2021, 16:40

  • Share

Mbjellja e pishave në shëtitoren e rikonstruktuar të qytetit bregdetar të Sarandës ka ngjallur debate në rrjetet sociale mbi përshtatjen e pemëve me klimën e qytetit.

Qytetarët janë të ndarë në pro dhe kundër pishave! Disa prej tyre mendojnë se janë më të përshtatshme palmat.

‘Më mirë do të ishte të kishte palma këtu, por ka mbaruar puna.’- tha një qytetar.

‘Kjo është njëlloj pishe bregdetare, pasi janë mbjellë që prej kohësh. Por mua më duket një shpenzim i panevojshme pasi qyteti ka probleme të tjera, ka nevojë për ujë 24 orë, sistemi i kanalizimeve, rrugët. Megjithatë kjo është një gjë e mirë që bëhet për Sarandën, sepse është diçka e mirë që bëhet për turizmin.’- tha një tjetër.

‘Unë do të preferoja pishë, pasi gjithë zona pisha ka. Me pisha janë. Kanë gjelbërim dhe janë rezistente.’- tha një tjetër qytetar.

Burime nga Bashkia e Sarandës thanë për Report TV se lloji i pemëve dekorative është përcaktuar nga studio projektuese. Duke marrë parasysh se palmat përballeshin me tharjen si pasojë e buburrecit të kuq, nga specialistët u mendua mbjellja e pishave si një pemë më e rezistueshme dhe me gjelbërim më të madh.

Lidhur me punimet, zyrtarët e bashkisë thanë se ato përfundojnë në fund të muajit prill dhe sezoni i ri turistik do ta gjejë Sarandën me pamje të ndryshuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 31/03/2021 00:27

    QE NGA velipoja e deri poshte ne sarande te mbillen portokalle dhe liomona ullinj,,,,,,,,,sepse e kemi klimen te mrekullueshme...edhe pishat jane te mira ne bregdet...

    Përgjigju
  • D. Didani: 29/03/2021 05:22

    Pa tjeter do gjenden mjedise per te mbjelle edhe portokalle edhe mandarina ,qe jane karakteristike e bregdeteve. Ne Greqi i gjen kudo anes shetitoreve!

    Përgjigju
  • Iris: 29/03/2021 03:16

    Me pelqejne pishat,me pelqen aroma e tyre,me pelqente kur ecja mbi qilimin me hala te tyre ne parkun e liqenit ne Tirane,me kujton pishat e plazhit te Durresit.Vetem qe pishat kane nje zakon te keq;pas disa dekadash t'a demtojne e t'a plasarisin asfaltin.Kush ka jetuar ne Tirane,besoj se e kane pare c'jane ne gjendje te bejne pishat me rrenjet e tyre ne trotuaret e rrugeve.S.d.q.nuk e di,nese ka ndryshim per drejtimin apo menyren si i shtrijne rrenjet,pishat e zakonshme nga ato detare.Besoj, qe ata qe kane vendosur per te mbjelle pisha ne Sarande,i kane marre parasysh te gjitha anet pozitive dhe negative te pishave dhe koston qe vjen me to.

    Përgjigju
  • qazim mulletja: 28/03/2021 21:41

    KA SHUME LOKALE TE SHEMTUARA ATY,,,,ato duhen te prishen te gjitha ...aty duhen dhe hapsira,,,lulishte apo kende lojrash per femije,,,dhe akuapark,,,,vendi eshte ne rrezik kur katunaria zbret ne qytet....

    Përgjigju
  • Albi: 28/03/2021 19:37

    Hala bahete fjal per uje magjinija se ku jena.

    Përgjigju
  • liri: 28/03/2021 17:43

    I lumshin duart e mendja inxhinjerit

    Përgjigju
  • Yllian: 28/03/2021 17:41

    Mbillni Dafina,Portokalle e Mandarina e Limona.....

    Përgjigju
    • Sokol: 28/03/2021 21:28

      Jane peme te ulta, por ide e mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?