Sezoni i ri nis sot me Superkupën, Tirana-Teuta diskutojnë në Elbasan trofeun e parë të sezonit

31 Gusht 2020, 09:46| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 11:05

  • Share

Sonte nis edhe sezoni i ri futbollistik në vend 2020-2021. Në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00 luhet finalja e Supërkupës së Shqipërisë ku përballë do të jenë Tirana kampione e Shqipërisë dhe Teuta si fituese e Kupës.

Të dyja skuadrat janë të impenjuara në Kupat e Europës por duan të fitojnë edhe trofeun prestigjioz. Egbo thotë se kjo për Tiranën nuk është një hakmarrje dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion. Ndërsa Teuata është e motivuar për të bërë të vetin një tjetër trofe dhe për këtë është i bindur edhe trajneri Edi Martini. Ndeshja premton spektakël pasi në lojë është një trofe i lakmuar/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?