Sezoni i ri ngre 'siparin' në Europë! Sot Superkupa e Anglisë dhe Gjermanisë! Në ishull përballen sulmuesit 100 milionë eurosh

30 Korrik 2022, 11:18| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 12:38

  • Share

E shtuna e 30 korrikut nis zyrtarisht sezonin e ri të futbollit në Europë, pasi fillimisht në Angli do të luhet Superkupa mes Manchester City-t kampion të Premier League dhe Liverpool-it kampion të FA Cup. Ky trofe është i vetmi që Jurgen Kloop nuk ka fituar ende me Liverpool-in, ndërsa me mjaft interes në orën 18:00 në stadiumin ‘King Power’ pritet për t’u parë përballja e dy sulmuesve nga 100 milionë euro që janë blerë në merkato.

Manchester City mori nga Dortmund Erling Halaand për 60 milionë euro, por duke përfshirë bonuset norvegjezi kapi shifrën totale të 100 milionë eurove. E njëjta gjë edhe për Darvin Nunez, që Liverpool e mori nga Benfica për shifrën e frikshme të 100 milionëve për të zëvendësuar Sedio Mane-n e larguar drejt Bayern-it.

Për herë të fundit Liverpool e ka fituar Superkupën në 2006, ndërsa prej asaj kohe ka humbur në dy raste finale, përfshirë edhe vitin 2019 kur u mposht nga Manchester City.

Sakaq edhe në Gjermani do të dorëzohet sot trofeu i Superkupës. Në orën 20:30 në stadiumin e ‘Red Bull Arena’ Leipzig do të presë kampionët e Bundesligës Bayern Mynchen. Për këta të fundit në rast se ia dalin do jetë trofeu i 10, ndërsa për herë të parë pas 8 vitesh nuk do kenë në fushë sulmuesin Lewandowski.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?