Moment nga hedhja e shortit të Superligës

Sezoni i ri/ Hidhet shorti, Tirana kampione kundër Kukësit në javën e parë, Erzeni dhe Teuta do luajnë në një stadium

15 Korrik 2022, 11:26| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 11:28

  • Share

Është hedhur sot shorti i sezonit të ri të Superligës shqiptare, që ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të Botërorit do të nisë me 20 gusht, disa javë më herët se zakonisht.

‘Goglat’ përcaktuan që në javën e parë do vihen përballë: Partizani – Egnatia, Laçi – Teuta, Kukësi – Tirana, Bylis – Kastrioti dhe Erzeni – Vllaznia.

Këtë sezon nuk do jetë vetëm Partizani dhe Tirana që luajnë në një stadium. Për shkak të kushteve jo të mira në stadiumin e vet Erzeni gjithashtu do ti luajë ndeshjet pritëse në ‘Niko Dovana’, stadiumin e Teutës.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?