Sezoni i ri avaz i vjetër, Verstappen niset i pari në Bahrein! Ndjek Ferrari me LeClerc

1 Mars, 19:09| Përditesimi: 1 Mars, 19:11

  • Share

Max Vertsappen, kampioni i tre viteve të fundit në Formula 1, e nis sezonin e ri aty ku mbylli të vjetrin. Piloti holandez i Red Bull shënoi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Bahreinit, duke siguruar pole-position për të shtunën.

Menjëherë pas tij, me vetem pak të qintat, mbylli provat Charls LeClerk i Ferrarit, ndërsa i treti do të niset Rusell i Mercedes.  

Gara e parë sezonale nis të shtunën në orën 16:00. Nuk do jetë e diela pasi gara e ardhshme në Arabinë Saudite do jetë po te shtunën dhe sipas rregullave të FIA-s duhen 7 ditë diferencë. Arsyeja pse në Arabinë Saudite zhvillohet gara të shtunën është se me datë 10 mars, e dielë, do nisë muaji i shenjtë i Ramazanit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?