Sezoni i pushimeve në Francë rrit përhapjen e variantit Eris, versionit të ri të COVID-19

12 Gusht 2023, 13:05
  • Share

Një variant i ri i virusit që shkakton Covid-19, i njohur si Eris, mund të lidhet me më shumë se një të tretën e rasteve të reja në Francë. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar llojin si një variant me interes, por thotë se rreziku për shëndetin publik është i ulët.

Numri më i madh i rasteve është raportuar nga rajoni Nouvelle Aquitaine, ku kanë rezultuar pozitiv 789 raste në testet PCR të kryera për periudhën 31 korrik deri në 6 gusht.

Më tej thuhet se 730 raste pozitive janë shënuar në Occitanie, 689 në le-de-France në të cilën përfshihet dhe kryeqyteti Paris si dhe 638 raste në rajonin Provence-Alpes-Cote d'Azur, raportojnë mediat e huaja.

Mendohet se grumbullimet e njerëzve në aktivitete sociale siç janë festivalet dhe aktivitetet e tjera mund të kenë nxitur shpejtësinë e përhapjes së virusit Eris.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 9 gusht publikoi një raport lidhur me variantin Eris, në të cilën thuhej se ka patur rritje të qëndrueshme në përhapjen e variantit të ri, i cili më parë ishte një "variant nën vëzhgim" dhe se më pas statusi ndryshoi duke u kthyer në "variant që duhet të ndiqet". Që nga 7 gushti u ndanë mbi 7 mijë mostra nga 51 vende.

Bazuar në provat aktuale, rreziku i shëndetit publik që përbën Eris u vlerësua si "i ulët në nivel global", i ngjashëm me rrezikun e varianteve të tjera ekzistuese të COVID-19.

Gjithashtu u theksua se Eris në varësi të karakteristikave të tij mund të përhapet globalisht dhe mund të shkaktojë rritje të rasteve.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?