Sezoni i ardhshëm i luftimeve, mund të jetë 'kapitulli i fundit' i luftës në Ukrainë

25 Mars 2023, 15:45| Përditesimi: 25 Mars 2023, 15:50

  • Share

Rusia ka kaluar javët e fundit duke sulmuar vijën e frontit ushtarak të Ukrainës. Përparimi ka qenë i kufizuar dhe pavarësisht shtatë muajve të luftimeve të vazhdueshme, sërish rajoni i Bakhmut nuk ka rënë në duart e rusëve. 

Tashmë Rusia duket më afër kulmit se kurrë më parë, pasi ritmi i sulmeve ka rënë me mbi 80%. 

Ndërsa ukrainasit po përgatiten për një ofensivë, duket se nëse do të jetë e suksesshme, do të arrijë të çlirojë të gjithë Ukrainën. Megjithatë mbështetja ushtarake perëndimore është e brishtë dhe po shkon drejt fundit. 

Sipas analizave të bëra nga gjeneralë, seozni i ardhshëm i luftimeve mund të jetë kapitulli i fundit i luftës në Ukrainë. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?