Sezoni, 9 milionë persona hynë e dolën në kufi me Kosovën! 47 grupe kriminale për kalim emigrantësh u goditën në 2022

13 Janar 2023, 18:15| Përditesimi: 14 Janar 2023, 17:24

  • Share

Bashkëpunimi midis policisë së Shqipërisë dhe Kosovës goditi 47 grupe kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme gjatë vitit 2022.

9 milionë persona hynë dhe dolën gjatë sezonit turistik të vitit 2022 në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën. Ky llogaritet të jetë viti më i ngarkuar i lëvizshmërisë. Sipas Drejtorit të Policisë Kufitare për pjesën perëndimore të Kosovës, Nexhmi Krasniqi, ky numër kaq i madh i lëvizjeve ka ardhur edhe prej marrëveshjes së qeverive të dy vendeve për lëvizjen pa kontrolle në kufi.

Përgjatë vitit 2022 u goditën 47 grupe kriminale të kalimit të paligjshëm të kufirit Shqipëri-Kosovë. Krasniqi vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në këtë drejtim, teksa dukurin e cilëson shqetësuese.

Bashkëpunimi midis 2 policive të 2 vendeve ka rezultuar i frytshëm edhe në luftën kundër trafikimit të drogës, mos deklarimit të të hollave në kufi dhe falsifikimit të dokumenteve e mjeteve të vjedhura. Komunikimi i dy institucioneve nuk është vetëm protokollar, por për lehtësi ndërveprimi kryhen takime me policinë e Kukësit herë pas here.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?