Trofeu i Kupës

Sezon ndryshimesh nga FSHF, KE shton ekipet në Kupën e Shqipërisë

20 Korrik 2023, 11:19| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 11:22

  • Share

Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që të ndryshojë edhe formatin e Kupës së Shqipërisë, duke shtuar numrin e skuadrave në 44. Veç ndryshimet në Superligë dhe në Kategorinë e Parë, tanimë edhe Kupa do ketë risi nga sezoni 2023-24, me të gjitha kategoritë e futbollit që do përfaqësohen.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, duke nisur nga ky edicion në këtë kompeticion do të marrin pjesë 44 skuadra, pra 10 më shumë se sezonin e kaluar, nga kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategorisë e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2022-2023.

Kupa e Shqipërisë 2023-2024 do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në Abissnet Superiore për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8 (Raundi III-të). Në turin para-eleminator marrin pjesë ekipet e renditura në vendin e 7, 8, 9 të Kategorisë së Dytë Grupi A të sezonit 2022-2023 si dhe vendet e 7, 8, 9, 10 të Kategorisë së Dytë Grupi B të sezonit 2022-2023 si dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë për sezonin 2022-2023. Ndeshjet në këtë tur do të zhvillohen me një takim në fushën e ekipit me renditje më të mirë të sezonit.

Në raundin e parë (1/32) do të marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?