Ekonomi

Sezon i suksesshëm/ BERZH: Ekonomia shqiptarfe rimëkëmbet me 4.5%, rritja do të kapërcejë me 1% shifrat e 2019-s

30 Qershor 2021, 20:25| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 20:46

  • Share

Në rast se pandemia nuk do të ketë një valë tjetër dhe ky sezon turistik do të jetë i suksesshëm ekonomia e Shqipërisë do të rimëkëmbet me 4.5%, thotë në raportin e fundit BERZH.  Në raportin për perspektivën ekonomike BERZH vlerëson se masat e ndërmarra nga qeveria, zgjerimi i sektorit tëndërtimit, vijimi i rindërtimit pas tërmetit të 2019 si dhe zhvillimi i aktivitetit të pasurive të patundshme kanë frenuar thellimin e recesionit në vitin që shkoi.

Ndërsa për këtë viti ekspertët e BERZH thonë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet 1% më shumë se në vitin 2019, dhe kontributin kryesor do e japë konsumi e qytetarëve dhe rimëkëmbja e turizmit. Ekonomia pritet të zgjerohet edhe në vitin 2022, ku pritshmëritë janë për një rritje ekonomike në vlerën e 4%.

“Ekonomia pritet të rritet më tej me 4% në 2022. Këto parashikime supozojnë se nuk do të ketë rilindje të pandemisë, apo rreziqe që cenojnë rimëkëmbjen e turizmit gjatë fazës post-pandemike”, thuhet në raportin e BERZH.

Nga ana tjetër e gjithë ekonomia e Ballkanit Perëndimor është parashikuar të rritet me 5.1% në raport, por që të gjitha pritshmëritë janë të varura nga përfundimi i pandemisë, dhe të gjitha të dhënat optimiste kërcënohen nga kufizimet e udhëtimeve që mund të aplikohen. Në rajon rritjen më të madhe është parashikuar ta ketë Mali i Zi me 8.5%, ndjekur nga Serbia me 6% dhe më pas është Shqipëria me 4.5%.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?