PSV Eindhoven

Sezon historik, klubi i vetëm në Evropë që ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat

14 Dhjetor 2023, 20:18| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:20

  • Share

Janë 734 klube që luajnë në divizionet kryesore të meshkujve në 55 vendet anëtare të UEFA-s, por vetëm njëri prej tyre ka fituar 100% të ndeshjeve të ligës. Kur flasim për klube që ecin me shpëjtësi drejt titujve të ligës, të vijnë në mendje ekipe si Bayern Munich, Manchester City, Juventus dhe Liverpool, por asnjëri nuk e ka arritur këtë sukses.

Nga 734 klubet më të mira të Evropës, PSV Eindhoven i Holandës është skuadra e vetme që ka fituar çdo ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon. Skuadra holandeze ka fituar të 16 ndeshjet e tyre në ligë, duke shënuar 52 gola në këtë proces dhe duke pranuar vetëm gjashtë.

Në shtator, skuadra e Peter Bosz fitoi tre ndeshje radhazi me rezultatin 4-0 dhe në nëntor ata regjistruan fitoren e tyre më të madhe të sezonit deri më tani, një goditje 6-0 ndaj Heracles Almelo.

PSV është  ish-skuadra e yjeve si Ronaldo Nazario dhe Ruud van Nistelrooy dhe janë me një këmbë drejt titullin Eredivisie. Skuadra e Eindhoven është 10 pikë larg nga ndjekësit më të afërt të Feyenoord dhe duket se do të fitojnë titullin e 25-të të ligës dhe të parën që nga viti 2018. Ata janë edhe në 1/8 e Champions League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?