Momenti i shënimit të golit të fitores nga Sevilla

Sevilla kampione e përjetshme e Europa League, mund 3-2 Interin dhe fiton trofeun për të gjashtën herë në histori (VIDEO)

21 Gusht 2020, 22:55| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 10:14

  • Share

Sevilla mund 3-2 Interin dhe fiton Europa League. Andaluzianët janë kampionët e përjetshëm të këtij kompeticioni të cilin e fitojnë për herë të gjashtë po aq herë sa kanë shkuar në finale ndërsa zhgënjen Interi i Contes.

Zikaltërit morën shumë shpejt avantazhin me golin e Lukakut me penallti, por spanjollët e përmbysën me dy gola të sulmuesit De Jong. Gjithsesi, Interi barazoi menjëherë me Godin. Momenti që vendosi fatin e finales ishte në pjesën e dytë kur Diego Carlos me rroveshatë i ndihmuar edhe nga një devijim i Lukakut shënoi golin e fitores.

Festë e madhe për Sevillan që konfirmohet eksperte e Europa League dhe triumfoi edhe në Këln ndërsa për Interin zhgënjim i madh pasi ky sezon mbyllet pa asnjë trofe./Përgatiti Andi Kapxhiu

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Interist: 22/08/2020 01:22

    Inter ekip i lodhur___konte tranjer kot___Bravo Sevilla.

    Përgjigju
  • Tirona: 21/08/2020 23:04

    Ja dha kupen albitri, i mohoi nje penallti Interit si dhe goli i trete ishte faull i dyfisht kokacurrelsi i Sevilje pengoi lojtarin e interit si dhe rrofishata prane kekes se mbrojtesit te Interit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?